Humori në zyrë, aleat i fortë

Është shumë e rëndësishme që punën ta bësh me humor të mirë. Jo të gjithë bëjmë shaka në të njëjtën mënyrë, sidomos në zyrë. Megjithatë të qeshurit, humori i mirë ka një impakt pozitiv mbi stafin. Mund të qeshët për diferencat kulturore, për fjalët e pista, për besimin por edhe për diferencën mes gjinive. "Humori është një instrument i rëndësishëm në punë", thotë drejtuesi i një studimi, Marco Sampietro. Sipas të dhënave në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës humori përdoret mjaft nga 98 përqind e të intervistuarve, në Rusi nga 95, në Japoni 92 përqind, pasi kultura kombëtare evokon seriozitet më të madh në punë. 99 përqind e të intervistuarve në Europë dhe SHBA deklarojnë se e vleresojnë shumë humorin gjatë orëve të punës. Jo vetëm sepse humori i mirë ndihmon në uljen e tensioneve, por edhe nuk vë në diskutim lidershipin dhe përmirëson klimën në ambientin e punës dhe ul nivelin e stresit. Megjithatë jo gjithmonë sjell efekte pozitive. "Duhet të jemi të kujdesshëm, pasi tjetër gjë është humori i vazhdueshëm dhe i ekzagjeruar dhe tjetër gjë është atmosfera e mirë për të rritur performancën në punë bazuar në terapinë e humorit", thotë studiuesi. Shakatë janë të mira, të bëjnë të qeshësh dhe ta marrësh punën me sportivitet, ama nuk duhet tepruar asnjëherë, se përndryshe...

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: