Një studim italian ka zbardhur mënyren e rritjes së tumoreve dhe pjesët që furnizojnë sëmundje. Zbulimi i publikuar në revistën “Cell” thekson se qelizat e çmendura dalin jashtë kontrollit dhe arrijne të lenë edhe pasardhës të shumtë, duke marrë pak nga pak jetën e organeve jetësore. Duke ndaluar zhvillimin e qelizave të çmendura është e mundur të ndalet edhe zhvillimi i tumorit pa kuruar gjithë organin që ai rrëmben.
Një ekip i koordinuar nga Pier Giuseppe Pelicci, Angelo Cicalese dhe Giuseppina Bonizzi kanë zbuluar mënyrën si të arrijnë të bllokojnë këto qeliza. Geni P53 që prodhon një proteinë të shendoshë, por kur ai nuk funksionon, mban në jetë këto qeliza. Në rastet normale, qelizat rrjedhëse ndahen në dysh duke i dhënë jetë një tjetër qelize dhe ky proces duhet “asimetri”, por në rastet anormale kur P53 nuk funksionon, qeliza nënë lindë dy bija në një proces që quhet “simetri”.
Në këtë mënyrë ato shumohen brenda pak kohesh, duke rritur masen tumoriale. Në këto raste do të ishte e panevojshme goditja e qelizave, por më i saktë do të ishte veprimi ndaj genit P53 per ta rivënë në funksion. Kështu, brenda pak muajsh, masa tumoriale nuk rritet, çka do të thotë se pacienti mund të shpetojë.



