Largoni veset, jeta u shkurtohet 10 vjet

Nëse mashkujt pijnë duhan, kanë kolesterol të lartë apo tension, ata mund të vdesin 10 vjet më herët, krahasuar me ata që nuk i kanë këto sëmundje. Shumë studime tregojnë se mospirja e duhanit, ngrënia në menyrë të shëndetshme dhe ushtrimet fizike largojnë sëmundjet e zemrës, por jane të pakta kërkimet që tregojnë se sa të shkurtohet jeta duke mos i zbatuar këto këshilla.
Për ta zbuluar këtë, shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit kanë analizuar të dhënat e 19 mijë meshkujve që ishin ekzaminuar në vitet 1960 kur ata ishin në moshën 40-69 vjec. Analizat nxorrën informacione të detajuara për gjendjen shëndetësore, stilin e jetës, veset si pirja e duhanit apo alkoolit, peshën e tyre, presionin e gjakut, kolesterolin dhe nivelin e sheqerit në gjak.


Më shumë se 7 mijë nga të analizuarit që kanë mbijetuar u riekzaminuar sërish në 1997, 28 vjet pas ekzaminimit të mëparshëm. Sipas studimit, rezultoi se burrat që konsumojnë duhan, hanë ushqime të yndyrshme dhe konsumojnë alkool, jetojnë rreth dhjetë vjet më pak se ata që nuk i kishin këto vese.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: