Mjekët paralajmërojnë katastrofë globale për shkak të ndryshimeve klimatike

Dështimi për arritjen e marrëveshjes së re të OKB-së për klimën do të sjellë "katastrofë globale në shëndetësi", kanë bërë të ditur 18 organizata botërore të shëndetësisë. Në një editorial thuhet se njerëzit që jetojnë në vendet e varfra tropikale do të vuajnë më së shumti nga ky ndikim.

Ata kanë argumentuar se përkushtimi më i madh ndaj ndryshimit klimatik do të ketë benificione si ushqime më të shëndetshme dhe ajër më të pastër. Samiti i OKB-së që di të mbahet në muajin dhjetor në Kopenhagë do të rezultojë më një marrëveshje të re për klimën globale për të zëvendësuar Protokolin e Kijotos.



Por bisedimet paraprake zbehur për shkak të mungesës së marrëveshjes në çështjet se sa duhet të jetë emetimi i gazrave të serrave dhe si të financohet mbrojtja klimatike për vendet e varfra. Mjeket besojnë se ndryshimet klimatike do të rrisin shkallën e mungesës së ushqimit dhe këto efektet klimatike në shëndetësi do të rrezikojnë jetën dhe mirëqenien e miliarda njerëzve.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: