Me gjasë është më e rrezikshme që natën të shëtisësh afër ndonjë pabi, sesa afër ndonjë spitali psikiatrik, ku pacientët lejohen të dalin jashtë
Sëmundjet mendore, sikur që është skizofrenia, apo çrregullimi bipolar, nuk i bëjnë njerëzit më të dhunshëm, por tendenca e këtyre njerëzve që të abuzojnë me droga dhe alkool, po. Ky është një konstatim i mjekëve, që është bërë i ditur të hënën.
Ka kohë që ekspertëve iu ka interesuar lidhja midis sëmundjeve mendore dhe dhunës, ku studimi më i ri tregon se bindja e përhapur, sipas të cilës të sëmurët mendorë vetvetiu janë më të dhunshëm, në fakt nuk është e vërtetë.
Kërkuesit shkencorë nga Britania dhe Suedia, të cilët kanë studiuar shkallën e dhunës në mesin e njerëzve me çrregullime të rënda mendore, kanë thënë se këtu luan rol kyç rreziku më i madh nga abuzimi me substanca.
Nëse largohet ndikimi i përdorimit të alkoolit dhe drogave ilegale, atëherë shihet se të sëmurët mendorë thuajse janë po aq të dhunshëm sa edhe njerëzit që nuk vuajnë nga sëmundjet mendore, thotë Seena Fazel nga Universiteti “Oxford”, e cila e ka udhëhequr këtë studim.
"Me gjasë është më e rrezikshme që natën të shëtisësh afër ndonjë lokali ku pihet alkool, sesa afër ndonjë spitali psikiatrik, ku pacientët lejohen të dalin jashtë”, thotë ajo.
Disa studime të mëparshme kanë treguar se 20% të personave me çrregullim bipolar abuzojnë me alkool dhe droga, krahasuar me vetëm 2% të popullatës së përgjithshme.



