Pijet e gazuara shkaktojnë vartësi

Qëmoti dihet se pijet e gazuara janë të dëmshme për shëndet. Tani thuhet se ato, faktikisht, janë një lloj droge

Me një përqendrim të lartë të sheqerit, pijet e gazuara mund të ndikojnë në lëkurë, muskuj, shëndetin e dhëmbëve, shkaktojnë vartësi, kurse konsumimi për një kohë më të gjatë i tyre mund të shkaktojë edhe dëmtim të zemrës dhe veshkave, kanë konstatuar shkencëtarët.

Duhet pasur parasysh se disa pije të gazuara përmbajnë edhe deri në tetë lugë të vogla sheqer. Mirëpo, sheqernat e thjeshta, sikur që është sakarozi dhe glukoza, harxhohen shpejt në organizëm, ku pason rënia e energjisë, gjë që mund të shtyjë njerëzit të mendojnë se efekti është zbehur dhe se kanë nevojë edhe për një pije tjetër të gazuar. Bile edhe vetëm sheqeri mund të shkaktojë vartësi.

Dozat e larta të sheqerit në ushqimet e minjve është parë se shkaktojnë ndryshime në tru të ngjashme me ato që shkakton kokaina, morfina dhe nikotina.

Bart Houbel, neurolog nga Universiteti “Prinston” në SHBA, thotë se pijet sikur “Coca-cola”, përmbajnë nivele të larta të kafeinës – çdo kanoçe përmban 34,5 kafeinë, që është e barabartë me gjysmë gote instant kafe.

Në këtë mënyrë vjen deri te krijimi i vartësisë, e te njerëzit bile mund të shihen edhe simptomat karakteristikë për ndërprerjen e marrjes së drogës.
 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: