Nevoja për prerje cezariane

Zbulohet një test i ri i cili tregon se cilat shtatzëna me të vërtetë duhet të lindin me prerje cezariane, e cilat jo

Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar një test, me anë të të cilit, para fillimit të lindjes, është e mundshme që të konstatohet se cilat shtatzëna duhet të lindin me prerje cezariane.

Eksperimentet e tyre kanë treguar se niveli i lartë i thartirës laktike në lëngun amniotik, është tregues i gjasave të vogla për lindje vagjinale, si dhe matja e përqendrimit të thartirës laktike mund të tregojë me saktësi për nevojën e prerjes cezariane.

Testi i ri për momentin përdoret në disa spitale në Suedi, Norvegji dhe Belgjikë, kurse kërkuesit shkencorë besojnë se përdorimi i tij i gjerë do të mundësojë evitimin e mundimeve të tepërta, të cilat edhe ashtu përfundojnë me prerje cezariane.

Në të njëjtën kohë, do të zvogëlohet edhe numri i shtatzënave të cilat, pa pasur nevojë, i nënshtrohen prerjes cezariane, thonë shkencëtarët.

Sipas të dhënave që janë në dispozicion, e ashtuquajtura lindje e zgjatur paraqitet në një në dhjetë raste, ku kjo është problematike sidomos për gratë që lindin për herë të parë.
 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: