Prirja gjenetike për migrenë?

Migrena prekë rreth një në gjashtë femra dhe një në 12 meshkuj

Një ekip ndërkombëtar mjekës, për herë të parë, ka identifikuar një faktor gjenetik të rrezikut që shoqërohet me migrenën e rëndomtë, ku ata thonë se ky zbulim hapë rrugë të \reja për metoda të reja të mjekimit, me qëllim të parandalimit të sulmeve të migrenës.

Kërkuesit shkencorë, të cilët kanë analizuar gjenet e 50,000 njerëzve nga Gjermania, Finlanda dhe Holanda, kanë parë se pacientët me një variant të veçantë të ADN-së, që ndikon në rregullimin e një substance kimike në tru, janë më të rrezikuar nga paraqitja e migrenës.

Rezultatet e këtij studimi thonë se, kjo substancë e trurit, që quhet glutamat, mund të ketë ndikim në mekanizmin e migrenës.

"Kjo është hera e parë që në gjenomin e njerëzve me migrenë kemi gjetur një tregues të përbashkët, që ka të bëjë me paraqitjen e migrenës", thotë Aarno Palotie, shkencëtar britanik, i cili ka udhëhequr këtë studim.

Migrena prekë rreth një në gjashtë femra dhe një në 12 meshkuj dhe është vlerësuar se ajo paraqet çrregullimin më të shtrenjtë të trurit për shoqërinë në BE dhe SHBA.

Natyrisht, duhet të bëhen edhe studime të tjera, para se të mund të thuhet me saktësi se gjeni i caktuar ka të bëjë me paraqitjen e migrenës.
 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: