Nuk ka rëndësi a bëhet fjalë për pije të gazuara, apo të pagazuara, pohojnë shkencëtarët danezë
Shtatzënat që pinë shpesh pije me ëmbëltues artificialë, rrezikojnë që të lindin para kohe, thonë shkencëtarët nga Danimarka. Nga Qendra për programimin e fetusit “Statens Serum” me seli në Kopenhagë, duke shtuar se kjo vlen si për pijet e gazuara, po ashtu edhe për ato të pagazuara.
"Kemi vërejtur lidhjen midis marrjes së pijeve të ëmbëltuara me substanca artificiale dhe lindjes së parakohshme, por ende nuk dihet me saktësi sesi dhe pse vjen deri te kjo" – kanë thënë shkencëtarët për gazetën “Bild”. Rezultatet e studimit të tyre duhet ende që të vërtetohen me studime shtesë, por sido që të jetë, shtatzënat duhet që menjëherë të fillojnë të evitojnë këto pije.
Studimi ka treguar se, shtatzënat që kishin pirë një a më shumë lëngje dietetike në ditë, kishin pasur një rrezik nga lindja e parakohshme për 38% më të lartë, krahasuar me femrat që nuk kishin përdorë pije të tilla.
"Kjo dmth se shtatzënat duhet të konsumojnë më shumë pije të pasura me nutricientë. Nuk duhet harruar as ujin, i cili si pije natyrale, preferohet që të merret në sasi adekuate edhe gjatë shtatzënësisë!"– këshillon dr. Shelley McGuire, zëdhënësja e Shoqatës amerikane për ushqim.



