Lënia e duhanit e dobishme edhe pas infarktit

Studimi i ri, i bërë nga Dr. Amil M. Shah, kardiolog në Birmingam dhe kolegëve të tij amerikanë nga Bostoni, ka treguar se ata që kanë përjetuar infarkt të zemrës dhe që kanë mbetur me komplikimin LV, përfitojnë nga lënia e duhanit sikur edhe të sëmurët e tjerë të zemrës

Kurrë nuk është vonë për lënien e duhanit – bile as pas një infarkti të zemrës, i cili ka lënë pasoja në zemër, thotë një studim i ri.

Studimet e kaluara kanë treguar se duhanxhinjtë që lënë duhanin pasi që kanë pësuar një infarkt, kanë një shkallë më të ultë të infarkteve të tjera dhe jetojnë më shumë sesa ata që vazhdojnë të pinë duhan.

Por, deri tani pak dihej për dobitë e lënies së duhanit pas infarktit të zemrës, ku ky infarkt len pasojë komplikimin që quhet disfunksion ventrikular i majtë (LV) – me ç’rast vjen deri te zvogëlimi i ndjeshëm i fuqisë pompuese të zemrës.

Studimi i ri, i bërë nga Dr. Amil M. Shah, kardiolog në Birmingam dhe kolegëve të tij amerikanë nga Bostoni, ka treguar se ata që kanë përjetuar infarkt të zemrës dhe që kanë mbetur me komplikimin LV, përfitojnë nga lënia e duhanit sikur edhe të sëmurët e tjerë të zemrës.

Kërkuesit shkencorë kanë parë se, nga 2,231 pacientë me disfunksion LV, ata që kishin lënë duhanin brenda periudhës prej gjashtë muajsh pas infarktit, kishin më pak rrezik që të vdisnin brenda një periudhe pesë vjeçare, apo të pësonin ndonjë infarkt tjetër, krahasuar me ata që kishin vazhduar me pirjen e duhanit.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: