Uji largon kilet e tepërta

Nëse lukthi është plot me ujë, njerëzit ndihen më të ngopur, prandaj hanë më pak

Harroni tabletat e shtrenjta dhe dietat rigoroze, të cilat ju bëjnë që të duroni urie, meqë sekreti i humbjes së kileve mund të fshihet në një gotë me ujë të thjeshtë. Një studim i Institutit “Virginia Polytechnic Institute” ka treguar se, personat që para çdo shujte pinë dy gota ujë, humbin më shumë kile sesa personat të cilët vetëm numërojnë kaloritë. Kjo zgjidhje ideale, përpos që është e lirë në aspektin ekonomik, po ashtu është edhe mëse e shëndetshme, meqë nuk e ngarkon organizmin  me substanca të ndryshme kimike, sikur që bëjnë tabletat e ndryshme për humbje në peshë.

- Njerëzit do të duhej të pinin më shumë ujë, e më pak pije kalorike të ëmbëltuara – thotë njëra nga udhëheqëset e këtij studimi, dr Brenda Davy.

Ky studim ka konstatuar se, personat që pinë ujë para buke, marrin deri në 90 kalori më pak për çdo shujtë, sesa të tjerët. Kjo gjatë tërë ditës dmth se merren gati 300 kalori më pak.

- Sekreti i ujit është jashtëzakonisht i thjeshtë – shpjegon dr Davy. – Nëse lukthi është plot me ujë, njerëzit ndihen më të ngopur, prandaj hanë më pak.

Por, “British Nutrition Foundation” pohon se supat, apo edhe ushqimet e tjera të pasura me ujë, në fakt janë më efikase sesa uji i thjeshtë.

- U preferoj të gjithë pacientëve të mi që ta pinë një gotë ujë para çdo shujte, por edhe pemët e perimet po ashtu janë efikase – thotë profesor Mike Lean, ekspert për mbipeshë nga Universiteti Glasgow, i cili thotë se pirja e sasive të mëdha të ujit për një kohë të shkurtër, mund të çojë deri te ënjtja e trurit.
 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: