Foshnja ka nevojë për prekjen e nënës

Ekspertët besojnë se një afrueshmëri e tillë ngrit zhvillimet në tru, duke formuar hormonin oskitocinë dhe në këtë mënyrë sigurojnë lidhje më të afërta shoqërore për të ardhmen, si dhe shëndet më të mirë mendor

Ledhatimi dhe kujdesi i nënës për foshnjën gjatë 12 muajve të parë të jetës së saj, përcaktojnë se sa fëmija do të jetë i lumtur kur të rritet, dhe si do të ballafaqohet me sfidat e përditshme, ka treguar një hulumtim 30-vjeç, i kryer nga Universiteti “Duke”.

Foshnjat, ndaj të cilave nënat kanë pasur një kujdes të shtuar, janë shndërruar në njerëz më me pak probleme dhe më mirë janë ballafaquar me situata stresuese, në krahasim me fëmijët që nënat e tyre kishin treguar një kujdes normal, apo  kujdes edhe më të pakët.

- Të gjitha llojet e kujdesit janë të mira, por shumë efikase është treguar masazhi, - theksojnë ekspertët. Ata besojnë se rol të rëndësishëm këtu luan edhe hormoni ‘oksitocin’, i njohur ndryshe edhe si hormoni i afrueshmërisë.

Sekretohet me rastin e gjidhënies dhe llojeve tjera të ndryshme të afrueshmërisë, përderisa percepton besimin e ndërsjellë.  Ekspertët besojnë se një afrueshmëri e tillë ngrit zhvillimet në tru, duke formuar hormonin ‘oskitocin’ dhe në këtë mënyrë sigurojnë lidhje më të afërta shoqërore për të ardhmen, si dhe shëndet më të mirë mendor.

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: