Shkencëtarët në Londër kanë identifikuar molekulën që bënë përhapjen e kancerit në gji, ka bërë të ditur hulumtimi.
Dr Amanda Harvey,e cila punon në Universitetin Brunel në Londër, ka zbuluar më parë se molekula e quajtur Brk, e gjetur në 60 për qind të rasteve të kancerit të gjirit,luan një rol në përhapjen e qelizave të kancerit më shpejtë.
Sipas zbulimeve të fundit, të publikuara në “American Journal of Pathology”, molekula Brk paraqitet që është e përfshirë në qelizat e kancerin në gji që bëjnë më të shpejtë përhapjen (Metastazën). Metastaza shkaktohet kur kanceri përhapet nga forma origjinale në një lokacion tjetër dhe është përgjegjës për shumicën e vdekjeve të pacientëve me kancerit me gji.
Dr Harvey ka studiuar tumoret e kancerit në gji nga pacientët të cilët kanë një përmirësim të dobët. Molekula Brk është gjetur në nivelet e larta te këto tumore, por normalisht nuk është gjetur në qelizat e gjiut normal.
Në testet e mëtutjeshme laboratorike, Dr Harvey ka gjetur se qelizat e tumorit kanë vdekur nëse është ndaluar molekula Brk. Kjo tregon se molekula Brk ka një rol të madh në përhapjen e kancerit në gji. Dr Harvey tha , “tash jemi duke studiuar se si saktësisht molekula Brk i ndihmon kancerit të përhapet kështu që ne mund të krijojmë mënyra për ta parandaluar atë”.



