Dihet se noti është shumë i dobishëm për shëndet, për forcimin e eshtrave dhe muskujve
Pediatrit e mbledhur në Akademinë amerikane të pediatrisë (American Academy of Pediatrics) kanë publikuar preferencat e reja sipas të cilave fëmijët mund të kyçen në shkolla të notimit qysh prej moshës 1 vjeçare. Sipas rregullave të deritashme, mësimi i notit nuk u preferohej fëmijëve më të rinj se 4 vjet, për shkak të mundësisë që, fëmijët dhe prindërit, të fitonin një ndjenjë të rreme të sigurisë.
Ekspertët këshillojnë që vendimin përfundimtar duhet ta marrin vetë prindërit e fëmijëve, meqë të gjithë fëmijët nuk bëhen të aftë për notim në të njëjtën kohë, thuhet në revistën profesionale “Pediatrics”.
Sipas të dhënave në dispozicion, numri i fëmijëve që mbyten në ujë në SHBA është në rënie të vazhdueshme, por edhe më tej është më i madh se 1.100 në vit.
Dihet se noti është shumë i dobishëm për shëndet, për forcimin e eshtrave dhe muskujve, si dhe preferohet për mjekimin e disa sëmundjeve, sikur që është skolioza e eshtrave.



