Nëse edhe juve ju pëlqejnë lëngjet, atëherë është mirë ta dini efektin e tyre në organizëm.
Bile edhe një zvogëlim i matur i konsumimit mesatar ditor të lëngjeve të ëmbëlsuara, çon deri te ulja e shtypjes së gjakut, thonë shkencëtarët amerikanë nga Universiteti shtetëror i Luizianës.Në studimin i cili ka zgjatur 18 muaj, është konstatuar se, në këtë mënyrë, presioni sistolik dhe diastolik i gjakut mund të ulen dukshëm duke u afruar afër vlerave normale, thuhet në revistën shkencore profesionale “Circulation”.Me një zvogëlim shtesë të konsumimi të pijeve, shtypja vjen duke u ulur edhe më shumë, thonë shkencëtarët
Në SHBA mesatarisht në ditë njerëzit pinë 2,3 kanaçe të pijeve të tyre të preferuara, ku çdo kanaçe mesatarisht përmban 130 kalori në formë të sheqerit. Meshkujve u preferohet që ta limitojnë marrjen ditore të sheqerit në 150 kalori (rreth 9 lugë çaji), e femrave në 100 kalori (rreth 6 lugë çaji).



