Implantimi i thjerrëzave, më i sigurt se operacioni me laser

Për njerëzit shkurtë-pamës, operacioni laserik nuk është shumë praktik, sepse shumë inde duhet të lëvizen

Implantimi i thjerrëzave mund të jetë një alternativë më e sigurt në krahasim me operacionin laserik për njerëzit shkurtë-pamës, kishte sugjeruar një ekip i hulumtuesve britanik, duke u bazuar në studimet e tyre që i kishin kryer paraprakisht.

Operacioni laserik është procedurë standarde për njerëzit shkurtë-pamës, të cilët nuk duan të varen nga syze apo kontakti me thjerrëza.

Kjo sepse i largon qelizat nga kornea, indet që mbulojnë sytë, duke rrafshuar atë dhe duke i lejuar të dhëna vizuale për të arritur përqendrimin e retinës.

Për njerëzit shkurtë-pamës, operacioni laserik nuk është shumë praktik sepse shumë inde duhet të lëvizen. Prandaj mjekët përcaktohen për thjerrëza plastike përballë thjerrëzave natyrale. Thjerrëza të ngjashme, të njohura ndryshme si ‘phakic intraocular’, deri më tash janë aplikuar vetëm në shtetet e bashkuara të Amerikës. Sipas një raporti të përpiluar rishtazi nga ‘Cochrane Database’, tregon se, implantimi i thjerrëzave kushton prej 3.000 deri 5.000 dollarë për sy, çmim ky dy herë më i latë sesa operacioni laserik. "Operacioni laserik po bëhet më pak praktik dhe më pak i sigurt për shumicën e njerëzve shkurtë-pamës", thotë Dr Alon Barsam, i cili vjen nga spitali i syve që gjendet në Londër, njëherësh edhe udhëheqës i këtyre studimeve.

"Tash kemi fakte për të treguar se thjerrëzat janë më të sigurta sesa operacioni me laser" si tek njerëzit e zakonshëm, e po ashtu edhe ata me shkurtë-pamje, kishte theksuar ajo për revistën ‘Reuters Health’. Dr Barsam kishte gjetur tri studime, në të cilat 132 pacientë me shkurtë-pamje të zakonshme ishin caktuar ose për operacion laserik ose thjerrëza. Një vit pas operacionit, numri i pacientëve që kishin 20/20 mprehtësi vizuale pa syze ishte i ngjashëm për dy lloje të operacioneve.

Por, pacientët me thjerrëza të implantuara kishin kontrast më të mirë të ndjeshmërisë dhe vizion më të qartë. Ata po ashtu kishin raportuar për një kualitet më të mirë në të shikuar dhe më shumë ishin të kënaqur me atë se si po shikonin. Hulumtuesit kishin shënuar se duhej edhe shumë për t’u bërë në të ardhmen, sidomos sa i përket shkallës së rrezikshmërisë në një periudhë më të gjatë kohore.

Shumë pacientë mendojnë se implantimi i thjerrëzave ‘ ia vlen të merret në konsideratë’.

Ekspertë tjerë mendojnë se ndoshta kjo nuk do të ishte një lëvizje mjaft e mençur, sepse ndërhyrja në sy për të vendosur një thjerrëz, në vete mban rrezik shumë më të madh se sa operacioni laserik, përfshirë këtu dëmtimin e retinës dhe infeksionet e ndryshme që mund të pasojnë. "Nëse do të mund të bëja një operacion laserik, do ta bëja një gjë të tillë," thotë Dr. Richard Duffy, një kirurg i syve në Alabama, i cili nuk kishte qenë i përfshirë në hulumtimin e fundit.

Hulumtime të mëtejme mbeten të kryhen për të ardhur në një përfundim, se cila zgjidhje do të ishte më e mira, por edhe cila përbën më pak rrezik për syrin dhe shëndetin e pacientit, në përgjithësi.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: