Dihet se noti është shumë i dobishëm për shëndet, për forcimin e eshtrave dhe muskujve
Pediatrit e mbledhur në Akademinë amerikane të pediatrisë (American Academy of Pediatrics) kanë publikuar preferencat e reja sipas të cilave fëmijët mund të kyçen në shkolla të notimit qysh prej moshës 1 vjeçare. Sipas rregullave të deritashme, mësimi i notit nuk u preferohej fëmijëve më të rinj se 4 vjet, për shkak të mundësisë që, fëmijët dhe prindërit, të fitonin një ndjenjë të rreme të sigurisë.



