Të gjithë ata që janë me mbipeshë do të donin që të humbnin kilet e tepërta, por studimi më i ri preferon kujdes
Humbja e peshës, në aspektin afatgjatë, mund të jetë e dëmshme për shëndet, meqë ndikon në lirimin në gjak të substancave që ndikojnë në paraqitjen e diabetit, hipertensionit dhe artritit reumatoid, kanë thënë kërkuesit shkencorë të martën.
Këto substanca normalisht gjenden në indin dhjamor, por kur gjatë humbjes së peshës vjen deri te shkrirja e dhjamit, ato depërtojnë në qarkullim të gjakut, ka thënë kryesuesi i studimit të ri, Duk-Hee Lee nga
Koreja veriore.
"Ne jemi duke jetuar në kohën kur pa kurrfarë dyshimi besohet se humbja e peshës është gjithmonë e mirëseardhur, por studimi ynë ka treguar se, rritja e nivelit të substancave të caktuara, që lirohen si rezultat i shkrirjes së dhjamit, mund të ndikojë dëmshëm për shëndet, në disa mënyra” ka deklaruar ai për “Reuters”.
Lee dhe kolegët e tij ndërkombëtarë kanë studiuar 1,099 pjesëmarrës në SHBA dhe përqendrimin e shtatë substancave të tilla në gjak, thuhet në një lajm të botuar në revistën “International Journal of Obesity”.
"Sapo të lirohen në qarkullim të gjakut, këto substanca të dëmshme mund të arrijnë te organet vitale", kanë thënë këta shkencëtarë në një deklaratë të përbashkët.
Substancat e tilla të dëmshme quhen me emrin e përbashkët POPs (persistant organic pollutants – ndotësit perzistentë organikë) dhe ato lidhen me paraqitjen e shumë sëmundjeve të zemrës, pankreasit dhe të tjera.



