Deri atëherë, askush nuk dinte ndonjë gjë nga bashkëkohësit e tij serbë. Në udhëtimet e tij, në viset e ashpra mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, ai do të gjente një rapsod popullor, që i këndoi me lahutë Betejën e Fushë-Kosovës. E endur me gjuhën popullore nën tingujt e mrekullueshëm të veglës gati antike, ajo tregonte sesi humbën ballkanasit ndaj Osmanëve në atë vend.
Ishte viti ’28 i shekullit XIX, e Vuk Karaxhiqi i kishte ikur për pak kohë princit Milosh Obrenoviq, që e kishte ftuar për të shkruar kushtetutën e Serbisë së pavarur. Ishte aq i ndikuar nga idetë romantike të shkrimtarit të madh gjerman Gëte dhe i adhuronte aq shumë personazhet e Homerit, të Eskilit, të Sofokliut, saqë mendonte se ata duhet të jetonin në ndërgjegjen njerëzore përherë si shembull frymëzues. Më kot. Serbët e kishin humbur, sipas tij harmoninë, sepse kishin ndikim tashmë nga Realizmi.
Sllavët dhe dokumentet e parë kundër shqiptarëve
E kap në ajër idenë dhe Serbët, pas kësaj, e ngrenë doktrinën e tyre nacionaliste në krejt mitet e mesjetës. Me vite, ky fakt i devijimit të tyre do pohohet nga studiues potencialë me emër të Evropës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës e vendeve të tjera. E vetmja referencë deri më atëherë për Fushë-Kosovën, është një dramë që e ka shkruar më shekullin e XVI shkrimtari anglez Tomas Gof. Serbët dhe shqiptarët nuk dinë asgjë për betejën e Fushë Kosovës dhe as për princ Llazarin. As nuk e kanë dëgjuar Vuk Brankoviq dhe Millosh Kopiliqin. Miti u krijua kështu nga një baladë. Si në një përrallë të vërtetë, Miti transformoi dhe baladën. Më qartë e shpreh Arbën Xhaferi, që thotë se: epika u bë histori dhe historia u kthye në mit të serbëve...Në shekullin e XIX e gjithë shpura e të ashtuquajturës superstrukturë serbe (intelektualë, ushtarakë dhe deri te priftërinjtë) e perfeksionojnë. Më 1844, Ilia Garashanin, ish-kryeministri sllav, në të njëjtën kohë që Greqia promovon “Megaliidhenë” -shpall programin e politikës së jashtme të principatës së Serbisë të emërtuar “Naçertania”:” Serbia” duhet të kapë vendin e perandorisë Osmane në Ballkan”. Që të jetojë, në llogarinë e tij- duhen territoret dhe popullsitë e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës. Në këtë kohë në dokumentin e tij zë vend një moto, që do të thotë: Ballkani, ballkanasve. Kriteret janë: Pansllavizmi, Panortodoksizmi dhe Bashkimi i popujve kundër Turqisë. Me llogari të thjeshtë Shqipëria dhe Bosnja, si vende me përqindje të madhe myslimane, përjashtoheshin. Çuditërisht atë e përmend dhe deri vonë kryeministri i ndjerë serb Xhinxhiq, Papandreu Plak dhe Micotakis... Pas platformës duhet thënë mitike sllave të Naçertanies vijuan dhe dokumente të tjera , programe dhe platforma individuale, ku shfaqen hapur synimet e kishës dhe platforma individuale dhe kolektive të intelektualëve serbë...Falë mitit të Fushë-Kosovës, që tashmë është bërë histori, serbët kërkonin të aneksonin Kosovën, e cila përbën pjesën më vitale ekonomike-shoqërore të shqiptarëve. Futet koncepti i Stara Serbia që më 1846 në një hartë- Kosovën e ka bërë si pjesë të saj. Madje, Jeruzalemin e saj. Si për ironi, në një deklaratë të përbashkët të vitit 1993, me kreun e PASOK-ut edhe politikanët shqiptarë do vazhdojnë arsyetimin e Andreas Papandreut: ”Kosova është për Serbinë njësoj siç është Jeruzalemi për Izraelin”... Më 1876-1878 bëhet përzënia e parë masive e shqiptarëve në Nish, Kurshumli, Prekuplje, Vranjë, e cila vjen me imazhet e fotove rrëngjethëse. Ish-kryeministri serb më 1897-1900, Vlladan Gjorgjeviç në librin e tij “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” do të shkruajë se: “Shqiptarët janë një popull pa historinë e vetë kombëtare”, dhe ” pa cilësitë e nevojshme për të krijuar një shtet më vete” më pas ai rekomandonte se “ vetëm një shtet i huaj mund ët vinte rregull në Shqipëri”. E s’mjaftohet këtu, por nxjerr dhe përfundimin se shqiptarëve do u duhej dhe 100 vjet që të kenë të drejtë të quhen komb.
Politikanët dhe akademikët
Ndërkohë dihet se pas Gjorgjeviqit -Mbretëria Serbë-kroate duke u forcuar shkon edhe më tej në pretendime. Në vitin 1913 serbët e pretendojnë Kosovën duke paraqitur tre Argumente. Së pari, ata i parashtrojnë Fuqive të Mëdha dhe Opinionit Ndërkombëtar “Të drejtën morale të një populli më të qytetëruar”,- të arsyetosh ky popull ishte minoren në atë territor . Së dyti, serbët i besojnë shumë “të drejtës historike” duke e paraqitur Kosovën si “bërthamën” e shtetit serb, ku përfshihej dhe patriarkati i Kishës. Dhe së treti, ata iu imponuan Evropës me “drejtën etnografike”. Jo shumë vite më vonë, historianët profesionistë do t’u kujtojnë serbëve se kisha e tyre s’ka vazhdimësi dhe djepi i Serbisë është në Rashë, gjeografikisht në veriperëndim të Kosovës. Më shumë akoma, shumica e manastireve dhe kishave të vjetra të njohura, të tyre janë të ndërtuara jashtë territorit të sotëm të Kosovës. Në fakt, problemi është gjetkë. Këtë e thotë ai që del tashmë në skenë: Nikolla Pashiq, kryeministri famëkeq serb që më 21 janar 1913 do të shprehet se: “Krijimi i Shqipërisë përbën një rrezik të madh, jo vetëm për serbët por për krejt Lidhjen Ballkanike”. Historia sërish i kthen krahët serbëve dhe madje edhe ironikisht Pashiq, ndih që të kthehet nga eksili në vendin e tij, atë që do të dominojë historinë shqiptare mes dy luftrave, Mbretin Zog. Ish-diplomati dhe ai që në vitet ’60 do marrë Nobel në letërsi, Ivo Andriq më 30 janar 1939 realizon “Projekt-raport për Shqipërinë” ku jepen receta për asgjësimin e shqiptarëve dhe gjëra të tjera. Presioni serb ndjek gjithmonë platformën e Akademisë serbe. Të dy vendet bihen nën suazën e komunizmit dhe Tito e institucionalizon aneksimin e Kosovës. Ardhja dhe ngritja e Millosheviqit në pushtet shoqërohet me “Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë” më 1986..., ku si bazë teorike është zhvillimi i kujtesës së serbëve kundër shqiptarëve. Katër vjet më vonë, më 1990 erdhi në skenë dhe del “Programi jugosllav i masave dhe aktiviteteve për ndërprerjen e shpërnguljes së serbëve dhe malazesëve nga KSA e Kosovës , kthimin e shpejtë të atyre që e kanë lëshuar dhe ardhjen e gjithë atyre që dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në Kosovë”...Ka ardhur fundi, edhe pse serbët bëjnë një manifestim gjigant në Fushë-Kosovë të udhëhequr nga Millosheviqi...Kosova dhe shqiptarët i heqin qafe, njëherë e përgjithmonë sllavët, ndërsa në ato male ku Vuk Karaxhiq, mblidhte baladat e ballkanasve...nuk shkel më sllav...(B.A.INA)



