Topi dekreton Berishën për Kryeministër

Presidenti Bamir Topi, me propozim të shumicës parlamentare emëroi sot Sali Berishën Kryeministër të Republikës së Shqipërisë. Në dekretin e publikuar në faqen zyrtare të Presidentit të Shqipërisë thuhet se ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Paraprakisht Partia Demokratike i kishte paraqitur Presidentit të Topi një shkresë zyrtare për mandatimin e Berishës si kryeministër. Vetëm pas këtij hapi, kryeministri do të paraqesë listën e ministrave të rinj dhe do t'ia propozojë për votim Kuvendit bashkë me programin qeverisës. Kryeministri i emëruar duhet të miratohet nga Kuvendi brenda 10 ditëve. Lista e ministrave të rinj do të jetë një tjetër kompetencë e Kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas burimeve, është në përfundim të tij. Pas propozimit të listës, ministri emërohet nga Presidenti i Republikës, brenda 7 ditëve. Berisha pritet të përfundojë qeverinë vetëm brenda dy ditëve.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: