Shefi i diplomacisë sllovene, Samuel Zhbogar, ka deklaruar se zgjidhja për prezencën e përfaqësuesve më të lartë të Serbisë dhe Kosovës në Konferencën e paralajmëruar të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bërdo ende po kërkohet intensivisht.
"Shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje e cila do të kënaqë të gjitha palët. Ne jemi të përkshtuar shumë që kjo konferencë të japë ndonjë rezultat", ka thënë Zhbogar për gazetën "Veçernje novosti" të Beogradit.



