;)

Meta nesër në Beograd

Shqipëria e konsideron “historike” vizitën e nesërme të nënkryetarit të qeverisë dhe ministrit të Jashtëm Ilir Meta në Beograd, tha shefi i kabinetit të tij, Sokol Dervishaj.

Gjatë vizitës dyditore, zyrtarët shqiptarë dhe serbë do të bisedojnë për “marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, stabilitetin në rajon dhe integrimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian”.

Njoftohet se Meta do takohet me presidentin Boris Tadiq, ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiq dhe nënkryetarin e qeverisë serbe, Bozhidar Djeliq.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë shqiptar prej vitit 2005, kur në Beograd qëndroi ish shefi i diplomacisë, Kastriot Islami. (rel/aktualiteti)

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: