Përleshje me armë, vritet shtetasi grek

Ishte shtetas grek ai i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshje me armë që ndodhi mëngjesin e së mërkurës në lagjen Dhafni të kryeqytetit grek Athinë.

Policia gjeti në trupin e viktimës një pasaportë që i përkiste një shtetasi shqiptar me emrin Renato Krasniqi, por nga verifikimi i shenjave të gishtave rezultoi se bëhej fjalë për një shtetas grek.

Sipas policisë greke, ngjarja ndodhi në oret e para të mëngjesit, në momentin që një makinë policie që po kalonte rastësisht në rrugen Konduriotu. Policët panë dy persona të dyshimtë pranë një automjeti të markës Seat, i cili ishte i braktisur prej kohësh në këtë zonë. I ndaluan dhe në momentin që po i pyesnin dy të dyshuarit kanë nxjerrë armë zjarri dhe kanë qëlluar mbi policinë.

Prej përleshjes me armë, e cila zgjati për rreth 10 minuta, mbeti i vrarë 30 vjeçari. Ndërsa i dyshuari tjetër mundi të largohet, dhe është në kërkim prej forcave të rendit. Në çanten e viktimes u gjet edhe një granatë difensive.

Agjentët thonë se në trupin e viktimës u gjet edhe një sistem intercom në funksion, i ngjashëm me sistemin e komunikit të rojeve të personave VIP, çka ka shqetësuar së tepërmi organet e rendit. Trupi i viktimës u ekzaminua prej mjekut ligjor, dhe u dërguan në morgun e Athinës. Ndërsa prokuroria e Athinës, njoftoi se ka urdhëruar arrestimin e policëve, deri në zbardhjen e rrethanave. (tch/aktualiteti)


Athinë, policia ekzekuton emigrantin shqiptar

Dy të rinj shqiptarë janë përleshur me policinë greke në kryeqytetin e vendit fqinj, Athinë, ku njëri prej tyre është ekzekutuar.

Sipas informacioneve nga kryeqyteti helen, dy të rinjtë kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të policisë dhe kjo e fundit ka reaguar duke ekzekutuar me 7 plumba shqiptarin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm ndërsa shqiptari po tentonte të vidhte një makinë dhe është pikasur nga forcat e rendit.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij ka mundur të largohet me shpejtësi duke i shpëtuar prangave. Policia nuk bën të ditur identitetin e viktimës, por deklaron se atij i janë gjetur një pistoletë dhe një granatë. (tch)

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: