Shkodër, tritol shtëpisë së avokatit

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në orët e mesnatës pranë banesës së shtetasit Gjon Lepuri, me profesion avokat në qytetin e Shkodrës.

Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa” në banesën e 48 vjeçarit Lepuri ndërsa anëtarët e familjes ndodheshin ë gjumë.

Sipas njoftimeve të para, shpërthimi i lëndës plasëse që dyshohet se ishte e llojit tritol, që ishte vendosur pranë derës së banesës, nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, ndërsa konstatohen dëme të shumta materiale. Anëtarët e familjes Lepuri jane zgjuar te tmerruar, ndersa momentalisht jane në gjendje të shokuar pas ngjarjes.

Është e paqartë sasia e tritolit të vendosur, por ekspertët dyshojnë se bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme pasi është shkatërruar komplet banesa e avokatit. Grupet hetimore të policisë dhe Prokurorisë së Shkodrës janë në vendngjarje duke bërë ekspertizën për këtë ngjarje, për të cilën akoma nuk dihen autorët dhe motivet. (bw)

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: