Një shtetas shqiptar i moshës 22 vjeçare është ekzekutuar me thikë në një nga lagjet e kryeqytetit grek Athinë.
Policia greke ka bërë të ditur se trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur prej fqinjëve të tij në korridorin e pallatit ku ai banonte.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, por asnjëri prej banorëve nuk ka dëgjuar diçka të pazakontë.
Fqinjët e viktimës thonë për mediat vendase se ai kishte një sjellje normale, dhe pak njerëz e vizitonin banesën e tij.
Trupi i shqiptarit është dërguar në morgun e spitalit të Athinës për ekspertizën mjeko-ligjore, ndërkohë që policia ka filluar hetimet për gjetjen e autorëve të krimit. (start/aktualiteti)



