SHBA-të mbështesin Greqinë për të dal nga kriza

Pas takimit me kryeministrin grek, sekretarja Klinton i vlerësoi përpjekjet e  Papandreut për të përmirësuar ekonominë e vendit të tij.

Mes sfidave tona më të vështira dhe të përbashkëta sot është edhe kriza ekonomike që ka lënë njerëzit të papunë, mbyllur bizneset dhe shterruar rezervat shtetërore si në Shtetet e Bashkuara edhe në Greqi. E di që këto janë ditë të veshtira për Greqinë, por dua të lavdëroj zotin Papandreu për rolin e tij udhëheqës në trajtimin e situatës me të cilën u përball pas ardhjes në pushtet ka thënë Klinton.

Sekretarja Klinton tha po ashtu se Shtetet e Bashkuara mbështesin Greqinë dhe masat e forta ekonomike që po ndërmerr.

Qeveria greke ka premtuar të shkurtojë defiçitin buxhetor nga afro 13 përqind e prodhimit të përgjithshëm të brendëshëm që është me shumë se katër herë sa tavani i lejuar nga Bashkimi Evropian, në më pak se tre përqind deri në vitin 2012.

Zoti Papandreu thotë se qeveria greke ka ndermarrë vendime shumë të veshtira për të siguruar mbijetesën e ekonomisë.

Për të siguruar që kemi ndërmarrë hapat e duhur që pastaj të ristrukturojmë ekonominë, ta bëjmë ekonominë të gjelbërt që edhe të tërheqë investimet, zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe sherbimeve, por edhe që shoqëria të bëhet më transparente dhe më e hapur         ka thënë Papandreu.

Sipas tij Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të merren me spekulatorët e tregut financiar, duke thënë se ata po bëjnë që kostoja e huave që merr vendi tij të arrijë nivele të paqendrueshme.

Sekretarja Klinton tha se Greqia nuk i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara asistencë financiare,  por që të punojë me vendet e G-20 për ndryshime të tjera në rregulloren e tregjeve financiare.

Ndërkohë analistët thonë se borxhi kombëtar i Greqisë përbën rrezik, dhe huadhënësit nga ana tjetër, mund të aplikojnë përqindje më të larta interesi.

Kryeministri grek tha se normat e interesit që vendi i tij pagun janë sa dyfishi i Gjermanisë, dhe se këto norma e bëjnë më te veshtirë për Athinën që të paguajë borxhet dhe të kthejë ekonominë në një gjendje të qendrueshme.

Ndërsa Kryeministri Papandreu më herët u takua me udhëheqës Evropianë si  Presidentin  francez Nikolas Sarkozi i cili ka premtuar që vendet e eurozonës, 16 vendet që përdorin monedhën euro, nuk do ta lënë ekonominë greke që të dështojë.Kurse sot Kryeministri grek pritet të takohet  me presientin Barak Obama. (VoA/Aktualiteti)

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: