Leterme i prerë, Belgjika nuk jep azil politik

Kryeministri belg Yves Leterme mbrëmë në Maqedoni ishte i prerë në qëndrime rreth mundësisë që ndonjë qytetar nga Maqedonia të marrë azil politik për arsye ekonomike në shtetin e tij.

Ai mbrëmë vonë ka mbërritur në Shkup dhe pas takimit me kryeministrin Nikola Gruevski ka deklaruar se tërë kjo situatë e krijuar është një incident i vogël në marrëdhëniet, që i cilësoi si të shkëlqyera midis Belgjikës dhe Maqedonisë.

Me përpjekjet e përbashkëta do ta tejkalojmë këtë situatë ditëve të ardhshme ka thënë  kryeministri Gruevski duke e  siguruar homlogun e tij belg se Qeveria do të marrë të gjitha masat për të parandaluar këtë problem.

Ju e dini se vendi im është ballafaquar me një fluks të konsiderueshëm të azilkërkuesve, veçanërisht nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës që kërkojnë azil politik, ne mirëpresim përpjekjet e autoriteteve maqedonase që të merren me këtë situatë dhe porosia ime është që informacioni që shpërndahet në pjesët veriore të vendit për politikën e migracionit belg janë krejtësisht të pasakta. Vendi im nuk jep azil politik për refugjatët ekonomikë dhe për këtë arsye nuk ka kuptim për të udhëtuar nga Maqedonia në Belgjikë, për të kërkuar statusin e refugjatit politik ka  thënë Leterme.

Ndërkohë bëhet e ditur se përfaqësuesit e shtetit belg sot do të vizitojë rajonin e Likovës. Sekretari shtetëror për azil dhe imigrim Melchior Vatle do ta vizitojë këtë komunë dhe do të ketë takim me banorët e atjeshëm dhe me kryetarin e komunës

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: