Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka deklaruar se do të kandidojë për kryetar i Bashkisë së Tiranës. Mbrëmë në emisionin “Opinion” ai ka sulmuar Ramën dhe ka shpallur publikisht ambicien e tij për kryebashkiak të kryeqytetit. Nano ka thënë se është kandidat potencial për këtë post.
Ai nuk ka pranuar të tregojë se nga cila parti do të kandidohet. Kandidimi i tij mund t’i ndajë votat e të majtës, duke pakësuar votat e Ramës ose të një kandidati tjetër të PS-së, duke i dhënë kështu një shans kandidatit të përbashkët të PD-së dhe LSI-së për të fituar.
"Zgjedhjet kishin një humbës dhe humbi opozita. Pati një gjysmë fitoreje të koalicionit kryesor me 70 mandate parlamentare të pamjaftueshme, siç pritej. U krijua edhe koalicioni më i gjerë pastaj që u kurorëzua me marrëveshjen Berisha-Meta. Kjo, ka shtuar ai, nuk është një zhvillim që e dëshironte shumica e Shqipërisë. Përgjegjësia, sipas Nanos, është hierarkike, politike dhe e lidhur me vijën, udhëheqjen e organizimin që Rama në krye të fushatës dhe partisë i imponoi opozitës dhe partisë, ka përfunduar Fatos Nano për “Opinion”-in/



