Berisha: Institut për zbardhjen e krimeve të komunizmit

Kryeministri Sali Berisha reagoi sot pas zbulimit të një varri me 13 trupa të pa jetë në Tiranë, duke theksuar se ato mund të jenë vrarë gjatë viti 1990, aso kohe kur u zhvillua protesta pranë ambasadave.

Sipas Berishës në atë thuhej se rreth 50 persona janë vrarë me plumb pas koke, ndërkohë që presidenti Ramiz Alia mohoi atëherë një krim të tillë.

Ai tha më tej se duhet të zbardhen të gjitha krimet dhe se të gjithë ata që do të gjejnë varre të tilla do të shpërblehen nga qeveria. "Qeveria do te vendose shpërblim për të gjithë ata qe do te kontribuojnë dhe kane dijeni për vendndodhjen e eshtrave te luftëtareve të lirisë”, tha Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Para deputetëve të maxhorancës, kryeministri ka deklaruar se do të ngrihet Instituti i Kujtesës Kombëtare, që sipas Berishës, do të zbardhë të gjitha krimet e komunizmit. "Ngritja e një institucioni apo e një task force e cila mund të gjejë trupat e të rënëve për liri dhe dinjitet njerëzor është e domosdoshme", u shpreh Berisha. (start)

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: