(Update) Identifikohen 3 nga 4 viktimat e aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Fushë Prezë të Tiranës.
Beqir Hasani 35 vjec, drejtuesi i mjetit tip golf me targa kosove 201 KS 929 ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes. Ramush Rushiti, 56-vjec dhe Hapa Rushiti,58 vjece mbeten gjithashtu të vdekur në këtë aksident.
Konfirmohet se të katër viktimat janë shtetas kosovarë, ndërkohë që nuk është identifikuar ende njëri prej tyre.
Në makinën tjetër të përfshirë në aksident, me targa të Lacit LA 6562 A udhëtonin 2 të rinj 23 vjecarë të cilët janë plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Ushtarak.
Ata janë Genti Poga 23 vjec dhe Jani Doda 23 vjec. Policia është duke punuar për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti me bilanc tragjik.(bw)
Aksident tragjik në Rinas, 4 të vdekur dhe 2 të plagosur
Fushë Krujë – Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e vjetër të Rinasit, kur dy makina janë përplasur midis tyre, duke lënë pas bilancin tragjik prej katër të vdekur dhe dy të plagosur.
Viktimat dy burra dhe dy gra- që mendohet se janë nga Kosova- ende nuk janë identifikuar, pasi sipas policisë ata nuk kishin dokumente. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 15:45 të ditës së sotme.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Fillimisht kishte një të vdekur në aksident, më vonë bilanci u rrit, ndërsa në Spitalin Ushtarak mbërritën edhe tre të tjerë të vdekur.
Dy personat e plagosurit janë shtetasit Damion Doda, 21-vjeç dhe Gert Popa, 22-veç, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të kryeqytetit. Sipas të dhënave të para, mësohet se makinat e përfshira në aksident janë njëra me targa të Laçit dhe tjetra me targa Kosove. Policia tha se shkak i aiksidentit ishte bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë. (start)



