Një kambist është grabitur sot në mesditë në bulevardin “Bajram Curri”, në qendër të Tiranës.
Policia thotë se persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar kambistin ( të cilit policia i ka bërë të ditur vetëm emrin) Pajtim M. në hyrje të një pallati.
Kambisti është goditur me mjete të forta, ndërsa ende nuk dihet nëse grabitësit kishin armë apo jo.
Policia ka marrë në pyetje të dëmtuarin dhe dyshon se autorët mund të kenë qenë përdorues droge.
Nuk bëhet e ditur ende shuma e grabitur, ndërsa kambisti është transportuar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.(bw/aktualiteti)



