Zbulohet baza e heroinës në Tiranë

Një aksion antidrogë gjatë mesnatës ka bërë të mundur të zbulojë një bazë të shitjes së heroinës në kryeqytet.

Policia e Tiranës bëri të ditur sot se ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë gjatë orëve të natës.

Nga të dhënat e para, mësohet se janë arrestuar tre persona, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar 300 doza drogë e llojit heroinë.

Baza e shpërndarjes së drogës ishte përqendruar tek zona e “Ali Demit” në kryeqytet.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka edhe persona të tjerë në shpërndarjen e drogës në Tiranë.(bw/aktualiteti)

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: