Tenton të dhunojë minorenen, përfundon në pranga

Tenton të përdhunojë vajzën minorene të fqinjit, përfundon në pranga 43-vjeçari.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit dje bënë me dije se ngjarja ndodhi në lagjen "Dyli Haxhire" të këtij qyteti.

Mësohet se Xhevahir Kasemi ka hyrë në banesën e komshiut në momentin që pjesëtarët e kësaj familjeje nuk ndodheshin aty.

Kasemi është futur si pa të keq në banesë dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me 14-vjeçaren D.T.

Rastësia ka shpëtuar minorenen nga kthetrat e pedofilit.

Në momentin që 43-vjeçari po përpiqej të kryente seks me D.T., është afruar për tek banesa e viktimës vajza e familjes Kasemi.

Autori i krimit, sapo ka dëgjuar zërin e së bijës, është larguar me shpejtësi.

E tronditur, 14-vjeçarja u ka treguar prindërve për ngjarjen, të cilët më pas kanë bërë denoncim në polici.

Burimet e mësipërme, te cituara nga GSH, pohojnë se është marrë në pyetje edhe vajza e autorit të krimit, e cila ka pranuar se ka gjetur të atin në banesën e familjes fqinje.(bw/aktualiteti)

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: