Zhduket bariu me 600 dele në Malësinë e Sharrit

Një bari me 600 dele është zhdukur mbrëmë nga rajoni i Malësisë së Sharrit, njoftoi Ministria e Brendshme e Maqedonisë.

Siç bën të ditur agjencia e lajmeve INA, pronari i kopesë së deleve, 51 vjeçari A.A nga fshati Bogovinë i Tetovës ka lajmëruar mbrëmë rreth orës 23.00, organet policore për zhdukjen e bariut 23 vjeçar nga Kukësi i Shqipërisë, i cili përkujdesej për kullotjen e 600 deleve në rajonin e Malësisë së Sharrit.

Stacioni policor i rajonit të Tetovës menjëherë është vënë në kërkim të bariut dhe deleve të zhdukura, ndërsa jozyrtarisht mësohet se ato mund të jenë në territorin e Kosovës.

Ministria e Brendshme deri tani nuk ka bërë të ditur se cilat mund të jenë motivet e këtij rasti.

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: