Një 64 vjeçar nga Velipoja, ka humbur jetën mesditën e së dielës, pas një ataku në zemër teksa ishte duke u larë në plazhin e Velipojës.
Burime zyrtare pranë policisë lokale, bënë të ditur se, 64 vjeçari Osman Deltina, specialist i njohur i baseneve dhe ujrave në Prefekturën e Shkodrës, kishte shkuar të kalonte fundjavën në Velipojë, por ka gjetur vdekjen pas një ataku në zemër.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mjekët e urgjencës së klinikës së Velipojës pasi kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, e kanë transportuar Deltinën në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ky është rasti i parë që një shtetas humb jetën në plazhin e Velipojës në sezonin veror të këtij viti.(start/aktualiteti)



