Plot 645 mijë nxënës në sistemin parauniversitar kanë nisur sot vitin e ri shkollor.
Që në orën 08:00, mijëra nxënës u janë drejtuar bankave të shkollës për të nisur një vit tjetër, mbyllja e të cilit do të bëhet në qershor të vitit të ardhshëm.
Rreth 42 mijë nxënës shkojnë për herë të parë në shkollë.
Sot është më shumë një ditë prezantimi për nxënësit se sa ditë mësimi.
Një ditë më parë, kreu i Arsimit duke përshëndetur nisjen e vitit të ri shkollor, u shpreh se këtë vit kushtet në shumicën prej shkollave të vendit janë më të mirë për mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Kryeministri Berisha do të jetë në shkollën 9-vjeçare në Rrushkull, Bashkia Sukth.
Ndërsa kreu i selisë rozë do të urojë nga shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në kryeqytet.(start/aktualiteti)



