Policia në veri të Greqisë thotë se kanë zbuluar një arsenal armësh të cilat besohen se janë vjedhur nga depot e armëve shqiptare kur u hapën gjatë trazirave të 1997.
Në një deklaratë për shtyp të policisë, të publikuar dje, thuhet se janë gjetur 4 pushkë, 3 automatikë, 14 granada dhe më shumë se 18 mijë fishekë të groposura në një zonë të largët të Greqisë në kufi me Shqipërinë.
The Associated Press shkruan se armët që zbuluan të mërkurën ishin mbuluar me graso për të parandaluar ndryshkun.



