Parlamenti Evropian i nisi punimet e sezonit të ri ne Bruksel me diskutimet për procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinen.
Komiteti i Punëve të brendshme dhe drejtësisë diskutoi rreth raportit paraprak që do t’i paraqitet Keshillit dhe Parlamentit Evropian.
Përfaqësuesja e KE-së, Hajke Bus raportoi të dhenat e mbledhura nga ekspertet evropianë që vezhguan Tiranen nga 12 deri me 15 korrik si dhe nga raporti i qeverisë shqiptare, i paraqitur në Bruksel këtë javë.
Ajo i vlerësoi në menyrë pozitive këto vezhgime, duke u ndalur në aspektet kryesore teknike të tilla si riintegrimi i qytetareve shqiptarë të riatdhesuar, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Nga ana e saj, raportuesja për Shqipërinë Tanja Fajon u shpreh e kënaqur që me në fund nuk do të këtë me shtyrje për liberalizimin e vizave edhe për Shqiperinë e Bosnje- Hercegovinen, tani që kriteret teknike janë përmbushur me sukses.
Tashmë kur të gjitha kriteret teknike janë përmbushur nuk kemi arsye për shtyrje të mëtejshme.
Duhet të fillojmë të flasim për datën e liberalizimit të vizave dhe të mbajmë premtimin e dhënë.
Në këtë pikë nuk mund të flasim me për kritere.
Duhet të fillojmë të flasim për një datë konkrete sikurse iu kemi premtuar qytetarëve te të dy vendeve, tha Fajon.
Kurse ambasadorja e Shqiperise ne BE, Mimoza Halimi shpjegon procedurën që do të ndiqet më pas nga institucionet evropiane.
Pritet miratimi i opinionit nga Komisioni i Politikës së Jashtme, pritet marrja e vendimit nga Komiteti i Çështjeve të Brendshme dhe të drejtësisë, për të vijuar më tej çështjen në vendimmarrjen përfundimtare në seancë plenare në parlamentin Europian.
Këto janë procedura që ndjekin njëra- tjetrën hap pas hapi.
Gjëja e parë është finalizimi i raportit të Komisionit dhe pastaj marrja e vendimit nga Komiteti i Çështjeve të Drejtësisë dhe Parlamenti Europian, tha Halimi.
Ndërkohë duke u nisur nga shqetesimi i disa europarlamentarëve se tani vetëm Kosova rrezikon të mbetet një vrimë e zezë në Ballkanin Perendimor, ajo u shpreh se ajo me koleget e saj do të angazhohet për të gjetur modalitetet që edhe ajo të përfshihet në këtë proces.(alsat/aktualiteti)



