Serbi, konfiskohen 256 milionë dollarë pasuri kriminale

Autoritetet e drejtësisë në Serbi kanë sekuestruar një seri pasurish që u përkasin personave të përfshirë në krim të organizuar, me vlerë 256 milionë dollarë.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënëse e Ministrisë lokale të Drejtësisë, sipas të cilës pasuritë përfshijnë shtëpi, apartamente, tokë, biznese dhe vetura luksoze.

Sipas Snezhana Malovic, pronat e konfiskuara do të shiten, ose do të jepen me qera dhe fitimet që do të mblidhen do të shkojnë për fonde publike.

Serbia ka miratuar një ligj vitin e kaluar që lejon konfiskimin e pasurisë të personave që janë dënuar apo janë të dyshuar si kriminel. Sidoqoftë, fillimisht këtyre personave u jepet mundësia që të verifikojnë nëse pasuri të tilla nuk janë fituar në mënyrë ilegale.

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: