Tre persona kanë mbetur të vrarë mbrëmë në një restorant në lagjen Aerodrom të Shkupit.
Sipas njoftimeve të para policore, autori i vrasjes së trefishtë mbrëmë pas orës 20.00 kishte hyrë në restorantin “Big Fish” duke shkrepur armën e zjarrit të tipit kallashnikov në trupin e tre mysafirëve, të cilët po darkonin në një tavolinë të përbashkët.
Siç bëhet e ditur nga burime pranë MPB-së, njëri nga personat e vrarë është në lidhje familjare me sigurimin e kryeministrit Nikolla Gruevski, personi i dytë dyshohet të jetë një pjesëtarë policie, ndërsa personi i tretë është një pjesëtarë i mafias së drogës nga qyteti i Velesit, i njohur nga grupi i ashtuquajtur “mafia e Frankfurtit” që vepron në Evropën Perëndimore.
Autori i vrasjes menjëherë pas krimit ka lënë armën jashtë lokalit dhe është arratisur në drejtim të Velesit, me ç`rast pas disa minutave është arrestuar nga forcat policore në autostradën Shkup-Veles.
Ministria e Brendshme ka paralajmëruar për sot detaje lidhur me këtë vrasje, ndërsa në vendin e ngjarjes mbrëmë ka pasur forca të shtuara të sigurisë.(ina/aktualiteti)



