Tiranë, betonierja përplas për vdekje 72 vjeçaren

Një grua ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në kryeqytet. Viktima është Forsina Boboçi, 77 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pasi një kamion i tonazhit të rëndë ka përplasur kalimtaren në momentin që ajo që qenë duke kaluar rrugën. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rrugën së Elbasanit rreth orës 09:30 të ditës së sotme. Pas aksidentit të pranishmit në vendngjarje e kanë dërguar menjëherë në spital të aksidentuarën, por goditja e mjetit ka qenë fatale për të.

Policia njofton se është bërë arrestimi i drejtuesit të kamionit, i cili është 33 vjeçari Lorenc Doka.

Gruaja është goditur me pjesën e pasme të kamionit në kohën që ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës për në tjetrin. (noa)

 

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: