Rama kërkon zbardhje të pasurisë së shqiptarëve

Kreu socialist Edi Rama ka deklaruar se me ardhjen në pushtet socialistët do të realizojnë transparencën më të madhe të 20 viteve të fundit për lejet koncensionare dhe për gjithçka ka të bëjë me grabitjen e pasurisë së shqiptareve nga bizneset e lidhura me politikën.

Rama u shpreh se kjo qeveri ka dështuar me luftën antikorrupsion, dhe akuzoi sërish deputeten Albana Vokshi si shembullin tipik të përfitimeve për shkak të lidhjeve politike.

“Kemi nxjerrë ditët e fundit rastin e një deputeteje të Partisë Demokratike që është e lidhur jo thjesht politikisht me kryeministrin.

Ky nuk është rasti i vetëm. Së shpejti kur të kemi mbledhur të dhënat faktuese, do të publikojmë një tjetër rast brenda qeverisë i lodhur me oktapodin e koncensioneve të pasurisë publike.

Ne do të bëjmë një transparencë që nuk është bërë kurrë në 20 vjet dhe do të zhbëjmë çdo gjë që lidhet me tjetërsimin e pasurisë në dëm të interesit publik dhe në dëm të interesit privat, tha Rama.

Sipas tij, djegia e fletëve të votimit do të ishte hedhje në erë e çdo ure për komunikimin me pushtetin aktual që do ta thellonte në mënyrë eksponenciale krizen.(tch/aktualiteti)

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: