Stina e verës tejmbush spitalet. Nga 300 deri në 400 pacientë janë dyndur ditët e fundit në spitalin e Sarandës, me viroza dhe shenja helmimi.
Dyshohet se kjo situatë e pazakontë, sipas bluzave të bardha, mund të ketë ardhur për shkak të ushqimeve dhe ujit të pijshëm.
Për katër ditë spitali i Sarandës, ka patur një numër rekord të helmuarisht, nga 300 deri në 400 persona.
Ky fakt bëhët publik nga mjeku infeksionist Aleks Prifti.
Sipas mjekut Prifti, shkak për helmimet e shumta, mund të jenë uji dhe ushqimet.
Moshat më të prekura nga helmimet, të paraqitura në spitalin e Sarandës, janë të miturit, adoleshentë e të rinj.
Ndërkohë që edhe Infektivi i Qendrës Universitare Spitalore "Nënë Tereza" është mbipopulluar nga të sëmurë që shfaqin të njëjtat shenja.
Mjekët ankohen se pacientët nuk respektojnë sistemin e referimit dhe vijnë drejt QSUT-së, kur në të vërtetë mund ta marrin këtë ndihmë edhe nëpër ambulancat e lagjeve.
Sipas tyre pjesa më e madhe kanë marrë vetëm serumin dhe janë larguar për në shtëpi.(bw/aktualiteti)



