Policia parandalon një vrasje në Elbasan

Policia e Elbasanit parandaloi sot paradite një ngjarje që mund të përfundonte me vrasjen e një personi.

Shtetasit Endri Gupi dhe Fatos Gjeli tentuan të vrisnin me armë zjarri pronarin e një internet-kafeje në lagjen “11 nëntori”.

Policia e njoftuar në kohë nga dëshmitarët për personat e armatosur, ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur edhe arrestimin në flagrancë të tyre.

33-vjeçari Endri Gupi mësohet se ka qëlluar me armë pranë lokalit, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Gjithçka ka nisur pas një zënke që autorët kanë zhvilluar mbrëmë me pronarin e internet-kafesë, i cili kishte paralajmëruar edhe policinë.

Të arrestuarit janë shoqëruar në polici, ku për të dytë,  merret edhe masa e arrestit.(start/aktualiteti)

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: