Gjashtë ditë pas ceremonisë mortore të 35 vjeçarit Aristotel Guma nga HImara, TVNews24 ka siguruar filmime ekskluzive nga varrimi i tij. Pamjet janë siguruar me anë të një kamere amatore, pasi siç dihet mediat nuk u lejuan me forcë nga disa banorë të HImarës që të marrin pjesë në këtë ceremoni, raporton balkanweb.
Filmimet ekskluzive nga kjo kamerë amatore dokumentojnë se 35 vjeçari u përcoll në banesën e fundit nën himnin grek.
Gazeta Shqiptare në numrin e saj të së enjtes jep detaje nga varrimi i himaritotit, aksidenti i të cilit u shndërrua në një polemikë mes forcave politike.
Organizatorët e këtij varrimi duket se janë kujdesur që çdo detaj i ceremonisë të ketë lidhje me Greqinë. Duke filluar nga flamuri bardh e blu i shtetit grek hedhur mbi arkivolin e të riut, kryerja e riteve fetare ortodokse kënduar në greqisht nga prifti i HImarës si dhe këndimi i himnit grek në çastet kur të afërm e miq të të ndjerit hidhnin një grusht dhe mbi arkivolin që po varrosej, janë tregues të këtij konstatimi.
Në gjuhë greke është vajtuar humbja e tij nga nëna Eleni dhe nga miq të afërm e të njohur. Ndërsa gjatë ceremonisë janë hedhur dhe thirrje raciste antishqiptare.
Në dy minutat filmike bie në sy mungesa e kreut të Bashkisë së Himarës njëherësh dhe të OMONIA-s, Vasil Bollano dhe të kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, të pranishëm gjatë ditëve të protestave të banorëve të HImarës për vdekje e Gumës.
Pamjet që TVNews24 ka arritur të sigurojë tregojnë vetëm çastin nga daljen nga kisha të trupit tëpajetë të Gumes deri në banesën e fundit.
35 vjeçari humbi jetën gjatë një aksidenti natën e 12 Gushtit në aksin që lidh qytetin e Himarën me Himarë Fshat. Policia e cilësoi aksidentin si vrasje me dashje ndërkohë dëshmitarët thanë se para aksidentit disa të rinj nga Vlora u konfliktuan me fjalë më njeri-tjetrin dhe se Guma u vra me dashje për shkak se fliste greqisht. Ngjarja përfshiu në debat instancat më të larta të shtetit grek me atë shqiptar. Ndërsa kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare, Kryepeshkopi Anastasi Janullatos e konsideroi si kërcënim për bashkëjetesën fetare ngjarjen.
Ilir Muka, autor i aksidentit vlerësoi në gjyq se ishte vetëm nj aksident pa dashje. (bw/aktualiteti)



