Nisi punën ambasada e Kosovës në Shkup

Tetë muaj pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, filloi punën ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup.

Pas problemeve rrethe marrjes me qira të objektit për përfaqësinë diplomatike, përfundimisht ambasada e Kosovës në Shkup u vendos në rr. Samoilova nr. 136, në afërsi të ambasadës amerikane, turke dhe asaj shqiptare.

Tash për tash, në të gjenden disa diplomatë të Kosovës, të cilët ofrojnë shërbime konsullore, kryesisht për dhënien e dokumenteve të udhëtimit për qytetarët e Kosovës.

Çdo bashkëpunim dhe komunikim më i mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës është përparësi, tha ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës, Skënder Durmishi.

Diplomati kosovar në Shkup, në mungesë të ndërtesës përkatëse, një kohë ishte i vendosur në hotelin “Holidei In” në Shkup.

Hapja zyrtare e ambasadës së Kosovës në Maqedoni është paraparë të bëhet në fund të shtatorit, pas Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: