Shqiptarja që jetoi në tre shekuj kaloi në amshim

Gruaja më e vjetër në Shqipëri dhe ndoshta në gjithë Ballkanin 114 vjeçarja, Tane Koleci u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.

Tane Koleci lindi në fund të shekullit të XIX pikërisht më 10 korrik të vitit 1894 duke u bërë kështu deri dje shqiptaria që jetoi në tre shekuj.

Prej katër muajsh gjendja shëndetësore kishte nisur të rëndohej, ndërsa nuk ishte vizituar asnjëherë në spital gjatë gjithë jetës së saj.

Në orën 4:00 të mëngjesit të sotëm ajo i dha fund agonisë që e kishte mbërthyer në krevat muajt e fundit.

Vështirë të tregosh sekretin e jetëgjatësisë së saj.

Deri para sëmundjes kryente pa ndihmën e askujt lëvizjet e saj në apartamentin ku jetonte.

I pëlqente kafeja dhe të tymoste duhan me llullë.

114 vjeçarja kishte lindur në Derjan të Matit, dhe prej disa vitesh jetonte ne Durrës tek bashkëfshatari i saj, Mexhit Koleci.

Ky i fundit e kish marrë me vete për ta shpëtuar nga vetmia në fshatin gati të braktisur.

Tania Koleci, nuk kish fëmijë, bashkëshorti e kish lenë të ve 45 vjet më parë.

 

 



 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: