Qyteti i Shkodrës është tronditur sot nga vrasja me armë zjarri e një 23-vjeçari.
Policia njofton se viktima i quajtur Elton Vukatana është qëlluar për vdekje rreth orës 14:00 në hyrje të pallatit të tij në lagjen “Qafë Hardhi”.
Forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet që mund të çojnë në zbardhjen e autorit dhe shkaqeve të ngjarjes.(start/aktualiteti)



