“Newsweek”: Shqipëria ndër 100 vendet më të mira në botë

Sipas revistës së përjavshme amerikane “Newsweek” Shqipëria renditen ndër 100 vendet më të mira në botë.

Klasifikimi i 100 vendeve më të mira për të përjavshmen Newsweek bëhet mbi pesë kritere, ndër të cilët niveli i edukimit, shëndetësisë, cilësia e jetës, dinamizmi ekonomik dhe ambienti politik.

Në renditjen e përgjithshme të klasifikimit me subjekt: "Vendet më të Mira të Botës", për herë të parë në historinë e saj Shqipëria renditet e 57 ta, me 62,56 pikë, në renditjen e 200 vendeve të testuara.

Sipas revistës amerikane Newsweek, që botohet në më shumë se 50 gjuhë të botës, Shqipëria në edukim ndodhet në vendin e 50-të me 81.02 pikë, në shëndetësi e 52-ta me 71.02 pikë, për cilësinë e jetesës renditet e 53-ta me 67.92 pikë, për dinamizmin ekonomik klasifikohet në vend të 81-të me 34.09 pikë dhe për mjedisin politik renditet në vendin e 56-të me 58.7 pikë.

Sipas Newsweek, thuhet se sot në Shqipëri, gati 99 për qind e shqiptarëve janë të arsimuar.

Pavarësisht se Shqipëria ka qenë një nga vendet më të varfra të botës, mosha mesatare e jetës ka shkuar 78 vjeç për burrat dhe 81 për gratë.
Nga të lartat në botë, ku sipas një statistike serioze, jetëgjatësia e gjermanëve është 79 vjeç.

Në këtë listë ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor përpara Shqipërisë ndodhet vetëm Kroacia, përkatësisht në vend të 26-të, ndërsa Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi janë jashtë listës së 100 vendeve më të mira në botë.

Shteti më i mirë duke u bazuar në një mesatare të pesë kritereve në fjalë, është vlerësuar Finlanda, Zvicra e dyta, Suedia e treta, Australia e katërta, Luxemburgu i pesti, Norvegjia e gjashta, Kanadaja dhe Hollanda në vend të tetë, Japonia e nënta, Danimarka e dhjeta, ndërsa SHBA-të janë në vendin e 11-të dhe Gjermania në të dymbëdhjetin.

Shtetet e fundit të kësaj liste janë Kameruni, Nigeria dhe Burkina Faso.(ina/aktualiteti)

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: