14 vjeçarja pëson infarkt në Ksamil

Një ngjarje e rëndë shokoi pasditen e se martes pushuesit në bregdetin e Ksamilit, kur një 14 vjeçare ka humbur jetën nga një atak kardiak pak sekonda pasi doli nga deti.

Ngjarja ndodhi dje pasdite në plazhin e Ksamilit kur vajza 14 vjeçare, Laura Pasha po zhytej në det bashkë me 2 motrat e saj.

Babai i tre vajzave, Luan Pasha ndodhej në bregun e detit duke pritur daljen e vajzave nga deti.

Pak pasi 14 vjeçarja Laura doli në breg të detit, ajo është rrëzuar duke mos u përmendur më.

Pas thirrjes së ndihmës së shpejtë, u konstatua se vajza humbi jetën për shkak të një infarkti në zemër.

Goditja në zemër, sipas bluzave të bardha ka qënë e fortë sa ka sjellë menjëherë humbjen e jetës.

Mjekët konstatuan se vdekja mund të ketë ardhur pasi konsumimit të tepërt të ushqimit nga ana e vajzes dhe më pas futjen menjëherë në det për t'u larë.

Sipas mjekëve duhet shmangur larja ne det menjëherë pas konsumimit të ushqimit.

Ngjarja dje pasdite terhoqi vemendjen e shume pushuesve qe ndodheshin ne plazhin e Ksamilit për të kaluar pushimet e veres.(bw/aktualiteti)

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: